Bangalore
3 Feb 2012 to 5 Feb 2012
Gratë dhe teknologjia
Datat: 3 - 5 shkurt 2012
Vendi: Qendra Ndërkombëtare e Artit të të Jetuarit, Bangallore
Pjesëmarrësit mund të presin:
- Sesione provokuese të mendimit: Konferenca që mbahet çdo dy vjet bashkon gratë mendimtare dhe aktere më interesante të botës.
- Krijimi i lidhjeve: Për gratë udhëheqëse konferenca ofron një platformë për tu takuar, shkëmbyer pikëpamjet dhe idetë e tyre dhe për të formuar rrjete përmes të cilave ato mund të mbështesin njëra-tjetrën.
- Rezultate të orientuara nga veprimi: Si rezultat i diskutimeve, pjesëmarrëset inkurajohen për të filluar dhe krijuar plane konkrete të veprimit për projekte globale të shërbimit në komunitet dhe fuqizimit të gruas.
- Shri Shri Joga: Urtësia dhe teknikat e jogës të mësuara në mënyrë të çiltër dhe thjeshtë, për ta kthyer njeriun tek vetvetja.
- Kursi i Artit të të Jetuarit Pjesa 1: Eliminimi i stresit dhe përjetimi i paqes përmes teknikave të thjeshta të frymëmarrjes.
Tema
Në këtë konferencë të titulluar "Gratë & Teknologjia", do të eksplorojmë dhe diskutojmë për:
- Ndikimin e teknologjisë në shoqëri në përgjithësi dhe në jetën e grave në veçanti.
- Lidhjen interesante ndërmjet Shpirtshmërisë dhe Teknologjisë.
- Të njoftuar ‘tekno’ gratë për arritjen deri tek burimi përmes relaksimit dhe rimbushjes me energji përmes praktikave shpirtërore si joga dhe meditimi.
- Mjetet për fuqizimin e grave në pjesët e botës në zhvillim përmes teknologjisë dhe për të ndihmuar arsimin teknologjik.
- Krijimin e një ure informacioni ndërmjet grave nga pjesë të ndryshme të shoqërisë.
Sipas fjalëve të Shri Shri Ravi Shankar "Spiritualiteti është Teknologjia e Vetëdijes." Mendja e njeriut është burimi i gjithë teknologjisë dhe kreativitetit.
Për më shumë informata dhe për regjistrim, vizitoni http://iwc.artofliving.org.
Bangalore, Andhra Pradesh, India